Shokët e ekipit e marrin në krahë teksa Daku shpërthen në lot, Mirlindi largohet me gol nga Rubin Kazani
Mirlind Daku nuk do të jetë më lojtar i Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar ka luajtur ndaj Akron Toliatit ndeshjen e tij të fundit me skuadrën ruse. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka tundur rrjetën për të dytën herë radhazi në këtë sezon të ri, duke i dhënë kështu lamturmirën skuadrës në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas përfundimit të lojës, Daku nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij. Sulmuesi nga Gjilani shpërtheu në lot përpara tifozerisë së tij. Lot që rridhnin si një dëshmi e lidhjes së fortë shpirtërore që kishte krijuar me klubin e Rubin Kazanit dhe me tifozerinë e tij. Ndërkohë, shokët e skuadrës e kanë marrë në krahë si një mënyrë për të treguar respektin për kontributin që ai ka dhënë në...
Burimi:
sportekspres.com