Shënoi një tjetër gol mbresëlënës, Muçi për të ardhmen: Vendimi i takon Trabzonsporit, jam i lumtur këtu

Shënoi një tjetër gol mbresëlënës, Muçi për të ardhmen: Vendimi i takon Trabzonsporit, jam i lumtur këtu

Ernest Muçi vazhdon të dëshmoë veten e tij në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar ishte përsëri protagonist me Trabzonsporin. Talenti kuqezi tundi rrjetën në mintuën e 93-të dhe shënoi një gol vërtetë të jashtëzakonshëm. Një gol që më pas i dha edhe kualifikimin për në finalen e Kupës së Turqisë. Muçi ka folur për mediat pas përfundimit të lojës.  I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, ai është përgjigjur se ky vendim i takon Trabzonsporit, por nga ana tjetër shton se është i lumtur në Trabzon. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në lidhje me kontratën time. Do të jetë një vendim që do të bëjë Trabzonspori. Jam i lumtur këtu. Do të shohim se çfarë do të na sjellë e...