Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron
Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin. Këtë radhë interneti vuri në shënjestër një gjest me dorë të kapitenit të Argjentinës, duke e krahasuar me atë të Miguel Almiron në Turqi-Paraguaj që u bë i pari lojtar që u ndëshkua me karton të kuq se mbuloi gojën teksa diskutonte me një kundërshtar. Por akuza për një favoritizëm arbitrar në drejtim te Messit gjen menjëherë përgënjeshtrim te vetë rregullorja e FIFA e vendosur në këtë edicion të Kupës së Botës dhe që është miratuar nga IFAB. Rregulli parashikon ndëshkim me karton të kuq vetëm në rastet kur futbollisti mbulon gojën gjatë një diskutimi apo për të thënë fraza provokuese, denigruese apo fyese në drejtim të një kundërshtari. Ndryshimi me rastin e Almiron është...
Burimi:
javanews.al