Zyrtare/ Maurizio Sarri është trajneri i ri i Atalantës

Zyrtare/ Maurizio Sarri është trajneri i ri i Atalantës

Maurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Atalantës, duke marrë drejtimin e skuadrës bergamaske për sezonin e ri. Ish-tekniku i Lacios ka gjetur akordin e plotë me drejtuesit e klubit, ku do të zëvendësojë Gian Piero Gasperinin pas një epoke të gjatë, intensive dhe mjaft të suksesshme në stolin e zikaltërve. Ky kalim shihet si një lëvizje e rëndësishme strategjike nga ana e drejtuesve të Atalantës për të ruajtur standardet e larta të arritura vitet e fundit, si në Serie A ashtu edhe në kompeticionet europiane. Klubi ka vendosur t’i besojë eksperiencës së madhe dhe filozofisë së njohur të lojës së Sarrit, i cili rikthehet në pankinë me synimin për të mbajtur skuadrën në elitën e futbollit italian. Negociatat e shpejta mes palëve u...