Zgjedhjet në Federatën Italiane të Futbollit; pranohen kandidaturat, do të ketë garë mes Malagò dhe Abate për presidencën
Federata Italiane e Futbollit ka pranuar zyrtarisht kandidaturat e Giovanni Malagò dhe Giancarlos Abete. Do të jenë pikërisht këto dy personalitete që do të hyjnë në garë për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 22 qershor. Vendimi erdhi një ditë pasi të dy pretendentët për postin e kreut të FIGC depozituan kandidaturat e tyre paraditen e së mërkurës në 13 maj në selinë e institucionit. Kandidatura e Giancarlo Abetet është nënshkruar nga Lega Kombëtare e Amatorëve, ndërsa ajo e Malagò nga Lega Calcio Serie A. Po kështu janë prezantuar edhe programet e të dy kandidatëve që do të bëhen të ditura nga Federata Italiane e Futbollit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv