Video/ Inter kampion i Italisë, zikaltërit mundin Parmën në “San Siro” dhe bëjnë realitet titullin e 21-të

Video/ Inter kampion i Italisë, zikaltërit mundin Parmën në “San Siro” dhe bëjnë realitet titullin e 21-të

Inter është zyrtarisht kampion i Italisë. Zikaltërit kanë siguruar titullin e 21-të në historinë e klubit, duke kurorëzuar një sezon rilindjeje të plotë pas zhgënjimeve të mëdha të një viti më parë. Ky është një sukses historik në disa drejtime: i pari si trajner për Cristian Chivu, i pari si president për Giuseppe Marotta dhe i pari nën drejtimin e pronësisë amerikane. Në Milano shpërthen festa, me një triumf që ka një shije të veçantë pas një sezoni të kaluar ku objektivat u humbën në momentet e fundit. Në ndeshjen vendimtare ndaj Parmës, emocionet ishin të përziera. Nga njëra anë atmosfera festive në stadium dhe pritshmëria për titullin, nga ana tjetër kujdesi për të mos e marrë asgjë si të mirëqenë. Interit i mjaftonte edhe...