Udhëkryqi i Allegrit/ Tekniku italian kërkon yllin e dytë me Milanin, tjetër gjigant i Serie A do shërbimet e trajnerit toskan
Massimiliano Allegri po përballet me një vendim të rëndësishëm që nuk do të zgjidhet për disa ditë. Trajneri toskan duhet të vendosë së pari nëse Milani do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe çfarë projekti do t’i propozojë pronari Gerry Cardinale, por paralelisht duhet të mbajë në konsideratë edhe interesin e Napolit, që po kërkon një zëvendësim për Antonio Conten. Allegri ka filluar një udhëtim me kuqezinjtë që nga viti i kaluar, kur nënshkroi kontratë deri në vitin 2027. Megjithatë, situata nuk është pa sfida: e ardhmja e disa drejtuesve si Tare dhe Furlani mbetet e paqartë, dhe për Allegri një kusht minimal për të qëndruar është vendin e tretë ose të katërt në Serie A. Sapo të sigurohet kualifikimi për Champions League, Allegri...
Burimi:
top-channel.tv