Tsunami Cardinale tek Milani, nga Allegri, Tare, Furlani dhe Moncada, të gjithë të shkarkuar, kush i zëvendëson?
Një tsunami me përmasa të mëdha po godet “Casa Milan”. Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të thjeshtë kursi, por për një spastrim të vërtetë me firmën e Gerry Cardinales. Zërat që pëshpëriteshin korridoreve të rrugës “Aldo Rossi” fillimisht u kthyen në thashetheme zjarri dhe tani në një siguri që po shkund Milanon futbollistike: fondi RedBird ka vendosur të fshijë plotësisht kupolën drejtuese dhe teknike. Do të priten katër koka të mëdha: CEO Giorgio Furlani, shefi i skautizmit Geoffrey Moncada, trajneri Massimiliano Allegri (i tradhtuar nga moskualifikimi në Champions që bllokoi rinovimin deri në vitin 2027) dhe, mbi të gjitha, Igli Tare. Cikloni “Cardinale” godet edhe drejtorin shqiptar Lajmi që bën më shumë bujë dhe që prek drejtpërdrejt zemrën e futbollit shqiptar është padyshim shkarkimi...
Burimi:
top-channel.tv