Torta e milionave në Serie A, Interi mbush arkat, Roma lë pas Juven dhe Milanin falë UEFA-s!
Gara për një vend në Ligën e Kampionëve po hyn në sprintin e saj final: katër skuadra po luftojnë ashpër për dy biletat e fundit. Milani, Roma, Como dhe Juventusi janë në një betejë të hapur jo vetëm për renditjen në kampionat, por edhe për përfitimet e majme financiare që e pasojnë atë. Rreth 6 milionë euro është diferenca në shpërblim midis vendit të dytë dhe të gjashtë në Serie A, megjithatë, bonusi i UEFA-s është ai që bën diferencën e vërtetë. UEFA e llogarit këtë shpërblim duke u bazuar në tarifat e pjesëmarrjes, tregun televiziv (market pool) dhe renditjen historike. Për këtë arsye, Roma do të arkëtonte shumën më të lartë falë rrugëtimeve të shkëlqyera në kompeticionet evropiane gjatë viteve të fundit. Nga ana...
Burimi:
top-channel.tv