Të pathënat nga Piero Ausilio: Ia rrëmbeva Thuram, Milanit falë babait te tij Lilian. Lautaro ishte i Atletico, por…

Të pathënat nga Piero Ausilio: Ia rrëmbeva Thuram, Milanit falë babait te tij Lilian. Lautaro ishte i Atletico, por…

Blerjet e mëdha, zgjedhja fituese e Chivu te Interi që të kujton pak atë të Sacchit te Milan, mënyra e ndërtimit të një skuadre për titull. Në Parma me rastin e Festivalit të Serie A, folën edhe Piero Ausilio, Drejtori sportiv historik i Interit dhe Ariedo Braida, arkitekti i Milanit të artë bashke më Berlusconin dhe Adriano Gallianin NGJITJA— Ausilio në 28 vjet te Interi ka nisur gjithçka nga ekipet e akademisë e deri te skuadra e parë. ‘U tërhoqa shpejt nga futbolli i luajtur për shkak të një dëmtimi-tregon Ausilio-dhe u përpoqa që të qëndroja në këtë ambient. Braida gjithnjë ka qenë një pikë e madhe referimi për mua. Fillova si sekretar në sektorin e të rinjve të Interit për të arritur te roli...