Tare: E ardhmja ime e lidhur me të Allegrit tek Milani? Kur nuk ke rezultate të gjithë jemi në dyshim
“Allegri? Nuk ka kuptim të flasim për këtë situatë tani. Duhet të përqendrojmë gjithë energjinë tonë te objektivi ynë, që është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.” “Ai ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon; ka një kontratë afatgjatë me Milanin dhe i pëlqen t’i planifikojë gjërat me kohë. Po punojmë së bashku për të ardhmen.” Ky ishte komenti i drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, për DAZN përpara ndeshjes kundër Veronës. “Më pëlqen të punoj në një klub që funksionon si biznes dhe që duhet menaxhuar si i tillë: duhet të jetë konkurrues dhe i qëndrueshëm në të njëjtën kohë. Për ta arritur këtë, nuk mund t’i bëjmë të gjitha brenda një dite. Duhet të planifikojmë, të analizojmë, të shohim gabimet që janë bërë...
Burimi:
top-channel.tv