‘Stuhia’ e hetimeve të arbitrave, La Repubblica: Rocchi fliste me shumë klube…
Stuhia rreth Shoqatës Italiane të Arbitrave nuk po mund të qetësohet. Ndërsa Gianluca Rocchi tashmë është vetëpezulluar për të’u mbrojtur nga akuzat për pjesëmarrje në mashtrim sportiv, dalin në dritë detaje të reja dhe shqetësuese nga hetimet që po kryen Prokuroria e Milanos. Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, kuadri i hetimeve po zgjerohet përtej episodeve të caktuara në fushën e lojës. Kjo e përditshme e vë theksin mbi një rrjet raporesh shumë të ngushta dhe sipas hetimeve, Rocchi ka qenë në kontakte direkte dhe të vazhdueshme me drejtuesit e shumeë klubeve; flitet për 29 klube të Serie A dhe B me të cilët dizenjatori i arbitrave kishte ndërvepruar në mënyrë konstante. Nëse nga një anë, roli i dezinjatorit parashikon një dialog institucional me pronarët e...
Burimi:
top-channel.tv