Spalletti thumbon Milanin e Allegrin: Është e gabuar të përshtatesh me rregullat e tyre, futbolli shkon në një drejtim tjetër

Spalletti thumbon Milanin e Allegrin: Është e gabuar të përshtatesh me rregullat e tyre, futbolli shkon në një drejtim tjetër

Këtë mesjavë, admiruesit e futbollit u bënë të dëshmitarë të një ndeshjeje spektakolare mes Paris Saint Germain dhe Bayernit të Mynihut e fituar nga francezët 5-4. Për këtë supersfidë foli edhe Luciano Spalletti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Veronën dhe në këtë pikë u bë i paevitueshëm krahasimi më sfidën mes Milanit dhe Juventusit e përfunduar 0-0. ‘Në Evropë ai që kërkon sigurinë nuk shpërblehet-tha Spalletti duke bërë analizën  e tij-Champions League shpërblen ato skuadra që krijojnë rrëmujën, jo atë që e eviton, synimi është gjithnjë që të prishen ekuilibrat përmes manovrave individuale. Futbolli po shkon në këtë drejtim, mbajtja e një ritmi të ulët dhe rregullit nuk të shpërblen. Në këtë aspekt, ndeshja me Milanin në San Siro nuk më...