Skandali që tronditi futbollin italian/Zbardhet dëshmia e një prej vajzave, dhjetëra lojtarë të përfshirë

Skandali që tronditi futbollin italian/Zbardhet dëshmia e një prej vajzave, dhjetëra lojtarë të përfshirë

Futbolli italian është tronditur në orët e fundit nga skandali i shpërthyer pas hetimeve që po kryen Prokuroria e Milanos për një rrjet të prostitucionit në Milano ku në qendër të hetimeve është një agjenci e organizimit të eventeve me seli në Cinisella Balsamo pranë kryeqendrës lombarde dhe që ka cuar në lënien me arrest shtëpie të 4 personave. Me kalimin e orëve kanë dalë detaje të reja nga kjo ngjarje dhe së fundmi është zbuluar edhe dëshmia e një prej vajzave që fliste për festa të tilla edhe për periudhën e izolimit nga Covid. ‘Edhe në periudhën e izolimit dhe kufizimit të takimeve për shkak të Covid, organizoheshin thuajse çdo ditë  evente mondane me shërbime eskortë dhe vajzat kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë me...