Serie A, mësuesi dhe nxënësi; Conte kundër Fabregas nën shenjën e Champions Leage dhe…Interit
Napoli për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, Como për të mos hequr dorë nga ëndrra për të qenë në Evropën e Madhe. Në sfond është Interi me një kampionat që duhet mbajtur hapur virtualisht. Në Sinigaglia sfidohen mësuesi dhe nxënësi. Conte kundë Fabregas është edhe një kujtim i kohëve që kanë përjetuar së bashku te Chelsea kur trajneri aktual i Napolit drejtonte Blutë dhe trajneri i Comos në atë kohë ishte truri i mesfushës. Një ndeshje që mund të jetë një pikë ndryshimi më shumë për Comon se për Napolin që gëzon një avantazh prej 8 pikësh me të në klasifikim, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit dhe kështu skuadra e Contes mund t’ia lejojë vetes luksin...
Burimi:
top-channel.tv