Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Bologna shtang Napolin në sfidën e javës së 36 të Serie A. Në Maradona Stadium, skjuadra kuqeblu iu imponua Të kaltërve të Antonio Contes me rezultatin 3-2 duke i hequr mundësinë për të siguruar matematikisht zonën Champions. Napoli u befasua në pjesën e parë të ndeshjes teksa e pa veten në disavantazhin e dy golave. Në minutën e 9 Fernardo Bernardeschi i dha kryesimin në 1-0 në rezultat Bolognas, ndërsa në minutën e 34 Di Lorenzo shkaktoi një 11 metërsh në favor të skuadrës së Vincenzo Italianos. Riccardo Orsolini iu drejtua pikës së bardhë duke u treguar i saktë për të çuar rezultatin në 2-0. Por në minutat shtesë të pjesës së parë, Di Lorenzo korrigjoi gabimin e tij dhe shkurtoi diferencën në rezultat 2-1...
Burimi:
top-channel.tv