Sa vlen Scudetto e Interit? Një fitim direkt prej 20 milionë eurosh, zikaltërit fusin në “xhep” gjashtëfishin

Sa vlen Scudetto e Interit? Një fitim direkt prej 20 milionë eurosh, zikaltërit fusin në “xhep” gjashtëfishin

Fitimi i Scudetto-s 2025-26 nga Interi siguron vetëm një vlerë të drejtpërdrejtë prej rreth 20 milionë eurosh, një shumë që mund të duket e vogël për trofeun më të lakmuar në futbollin italian. Por, sipas analizave të gazetës së biznesit Milano Finanza, titulli funksionon si një levë ekonomike që rrit të ardhurat totale të klubit, duke i çuar ato në rreth 100-120 milionë euro përmes të drejtave televizive, kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe sponsorizimeve. Si shpërndahen të ardhurat nga Serie A Ligji i njohur si Melandri-Lotti përcakton ndarjen e të drejtave televizive në Serie A: 50% ndahet në mënyrë të barabartë midis 20 klubeve, pavarësisht rezultateve. 28% varet nga rezultatet sportive, duke përfshirë renditjen sezonale (15%), rezultatet e pesë viteve të fundit (10%) dhe...