Romelu Lukaku, mbyllet sezoni me Napolin, rrezikon edhe Botërorin
Sezoni i Romelu Lukakut me Napolin u mbyll. Pas tentativave të vështira për paqe në Castel Volturno me Antonio Conten, sulmuesi u kthye në Belgjikë për të punuar në mënyrë që të rikuperohet për në Botërorin e këtij viti. Vendimi është marrë në mënyrë konsensuale me klubin dhe vetë trajnerin që menduan se kjo është zgjedhja më e mirë për gjendjen fizike të Big Rom, që pikërisht këtë të mërkurë feston 33 vjetorin e tij të lindjes. Romelu Lukaku do të stërvitet në qendrën stërvitore të kombëtares belge për të tentuar të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi që nuk e ka lënë në paqe që nga gushti i 2025, një dëmtim i shkallës së lartë në kofshën e majtë. Rehabilitimi i tij nuk ka qenë asnjëherë...
Burimi:
top-channel.tv