Roma, Gasperini paralajmëron Interin: Mancini nuk largohet, ia kam thënë edhe atij

Roma, Gasperini paralajmëron Interin: Mancini nuk largohet, ia kam thënë edhe atij

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini bëri një përmbledhje të merkatos të verdhekuqve duke hedhur edhe një thumb në drejtim të Interit që mesa duket ka shfaqur interesin për mbrojtësin e skuadrës romane Gianluca Mancini. ‘Inter mund të bëjë atë çfarë të dojë, por Mancini nuk do të largohet-tha Gasperini-ia kam thënë edhe atij’. Më pas trajneri i Romës foli edhe për të ardhmen e Paulo Dybala duke konfirmuar vullnetin e verdhekuqve për të mbajtur futbollistin. ‘Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, ky është një moment  i lënë pezull, por po punohet dhe mbase më pas lajmet dalin në mënyrë të papritur, por vullneti i të gjithëve është që ai të qëndrojë me ne’-shtoi Gasperini Më pas Gasperini foli për Romën e sezonit...