Roma, Gasperini fiton betejën me Ranierin: Klubi më konfirmoi besimin. Nuk bëhem pjesë e makinerisë së baltosjes…
Gian Piero Gasperini fitoi betejën e parë, atë me Claudio Ranierin dhe tani do të duhet të fitojë edhe të dytën, që është shumë më e komplikuar, t’i garantojë Romës një vend në Ligën e Kampioneve. Një detyrë kjo që nuk është e lehtë për t’u realizuar duke qenë se Juventusi që është në vendin e 4-t është 5 pikë para dhe në horizont është transferta e vështirë me Bolognan. Por së fundmi më shumë është diskutuar raporti me Ranierin tashmë të larguar nga posti i tij i këshilltarit, për të cilin Gasperini foli edhe në konferencën për shtyp. ‘Komunikata evidentoi dy gjëra; besimi ndaj meje i klubit që nuk ka munguar që nga dita e parë dhe që Roma është para gjithçkaje-tha Gasperini-për çfarë...
Burimi:
top-channel.tv