Rocchi dhe akuza për pjesëmarrje në mashtrim, kush janë përsonat e tjerë të përfshirë? Misteri Doveri dhe pesha e rezultateve
Pjesëmarrje në mashtrim sportiv. Është kjo akuza e Prokurorisë së Milanos ndaj Gianluca Rocchit i cili në 30 prill do të merret në pyetje nga organi i akuzës. Pyetja që ngrihet është: në bashkëpunim me cilin ka manipuluar Rocchi caktimin e klasës arbitrare të disa ndeshjeve të Interit gjatë një takimi në San Siro në 2 prill të 2025? Për momentin kjo është e vështirë ta thuash. E vetmja siguri është që Prokuroria e Milanos po flet në përgjithësi për persona pa përmendur emra. Nuk dihet nëse i referohet të federuarve apo jo. Është e qartë se për të konfirmuar akuzën, prokuroria duhet të ketë në zotërim përgjime ose dëshmi që konfirmojnë sjelljen jokorrekte të Rocchit. Në situatën aktuale as Interi e as drejtuesit e...
Burimi:
top-channel.tv