Revolucioni te Milani; më shumë pushtet për Zlatan Ibrahimovic dhe ndryshime të mëdha të mundshme në klub
Te Milani është koha e ndryshimeve të mëdha dhe në qendër të gjtihçkaje është gjithnjë ai; Zlatan Ibrahimovic. Takimet në Londër mes Gerry Cardinale dhe drejtuesve të tjerë të klubit përcaktoi rrugën për të ardhmen e kuqezinjve. Një takim që ka shijen e një ndryshimi epokal nën një yll polar shumë të qartë; shpërndarja e pushtetit. Dhe në këtë pikë, ylli i Ibrahimovic ndriçon më shumë se kurrë, gati për të marrë role dhe përgjegjësi. Deri tani, roli i Zlatan Ibrahimovic si Senior Advisor i RedBird ishte e tillë; shumë karizëm, shumë prezencë në Milanello, por me një veprimtari që shpesh përjetohet pas kuintave. Por tani muzika ndryshon, Cardinale ka vendosur t’i japë suedezit, çelësat e rindërtimit të skuadrës. Ibrahimovic nuk do të jetë vetëm...
Burimi:
top-channel.tv