Reali i Madridit shuan ëndrrat e Interit; Nico Paz kthehet në kryeqytetin spanjoll, Como ngushëllohet me dy talente të Los Blancos
Pas dy sezonesh te Como, Nico Paz përgatitet të kthehet te Reali i Madridit. Fantazisti, emri i të cilit është lidhur dhe me atë të Interit do të kthehet te Los Blancos. Kjo është ajo që theksohet te e përditshmja spanjolle AS që i dedikoi një artikull talentit argjentinas që ka shpërthyer në Itali nën urdhrat e Cesc Fabregas. Reali i Madridit që mund të ushtrojë klauzolën e riblerjes së futbollistit në 30 maj e ka marrë vendimin; do të derdhë 9 milionë euro në arkat e Comos, sipas marrëveshjes, për të rimarrë pronësinë e futbollistit argjentinas. Këtë gjë e di edhe Como që do të mirëpresë dy talente të reja nga ekipet e moshave të Realit të Madridit; Daniel Yanez dhe Jesus Fortea me...
Burimi:
top-channel.tv