Programi/ Një e diel festive për Interin! Nga San Siro në Duomo, zikaltërit do të festojnë Scudetton dhe Kupën e Italisë
Ka nga ata që luftojnë për të fituar një vend në Europë, ata që luftojnë për të qëndruar në Serie A, dhe pastaj është Interi, që këtë sezon po i fton tifozët e tij të festojnë dopietën e jashtëzakonshme: Scudetto-n e 21-të dhe Kupën e 10-të të Italisë. Nesër do të jetë një ditë feste për tifozët Nerazzurri: nga San Siro deri në Duomo, një festë pa ndalesë që fillon në drekë dhe do të përfundojë vonë në mbrëmje, duke ngjyrosur Milanon zi e blu. Sipas njoftimit të klubit në faqen zyrtare www.inter.it, portat e San Siros do të hapen në orën 12:00 dhe tifozët inkurajohen të arrijnë sa më herët për shkak të pjesëmarrjes së madhe. Shfaqja speciale Inter Live – 21 Herë Kampionë...
Burimi:
top-channel.tv