Problemet në futbollin italian, Fabregas: Gjithçka fillon nga ajo që i mësohet fëmijëve, s’mund t’i detyrosh të luajnë vetëm për fitore

Problemet në futbollin italian, Fabregas: Gjithçka fillon nga ajo që i mësohet fëmijëve, s’mund t’i detyrosh të luajnë vetëm për fitore

Cesc Fabregas ka dhënë mendimin e tij për problemet që po kalon futbolli italian, duke theksuar se zgjidhja duhet të nisë nga puna me moshat e reja dhe zhvillimi individual i lojtarëve. Trajneri i Comos, në një intervistë për “Partitazo de Cope”, kritikoi mënyrën se si punohet aktualisht në sektorët e të rinjve në Itali, duke theksuar se fokusi i tepërt te taktikat dhe rezultatet po pengon zhvillimin e futbollistëve. “Gjithçka fillon nga poshtë, nga akademitë, nga vlerat dhe besimet që dëshiron t’u transmetosh lojtarëve të rinj. Nuk mund t’u mësosh vetëm taktika fëmijëve 10-vjeçarë dhe t’i detyrosh të luajnë vetëm për të fituar”, deklaroi Fabregas. Sipas ish-mesfushorit spanjoll, futbollistët duhet të zhvillohen në mënyrë natyrale dhe secili sipas ritmit të vet, duke pasur më...