Prapaskena e bujshme: Rrëfimi i Maignan tek Igli Tare që po dridh themelet e Milanit!

Prapaskena e bujshme: Rrëfimi i Maignan tek Igli Tare që po dridh themelet e Milanit!

Revolucioni i radhës, si në nivel klubi ashtu edhe teknik, po bën që yjet e skuadrës të reflektojnë për të ardhmen e tyre te Milani. Ndër më të lëkundurit është padyshim Mike Maignan, i cili ishte shumë i lidhur me menaxhimin e vjetër të dyshes Tare-Allegri. Këtë e konfirmon edhe prapaskena e zbuluar nga Corriere della Sera: në ditët e fundit të kampionatit, portieri francez i ishte rrëfyer pikërisht ish-drejtorit sportiv se kishte rinovuar kontratën (zyrtarizimi i zgjatjes erdhi më 31 janarin e kaluar) vetëm sepse e konsideronte atë, pra Taren, dhe Max Allegrin si garantët e projektit. Tani që kështjella ka rënë, çdo skenar është i mundur. Përfshirë edhe atë të një largimi vetëm pak muaj pas rinovimit deri në vitin 2031, i cili...