Plani i Juventusit për t’u kthyer i madh, nisin negociatat me Real Madridin për tre lojtarë

Plani i Juventusit për t’u kthyer i madh, nisin negociatat me Real Madridin për tre lojtarë

Juventusi ka targetuar të padëshiruarit e Real Madridit për t’u kthyer sërish në ditët e dikurshme. Në Torino kanë filluar diskutimet me “Los Blancos” në lidhje me një numër të vogël lojtarësh që mund të kalojnë nga La Liga në Serie A. Emri kryesor mbetet Brahim Diaz. Ish-lojtari i Milanit thuhet se është zgjedhja e preferuar e “Zonjës” nëse negociatat me Bernardo Silva do të dështojnë. Portugezi kërkon një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon plus bonuse, gjë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar të Juventusit në skuadër, duke tejkaluar edhe Yildiz. Juventusi synon një pagë fikse më të ulët, me bonuse më të konsiderueshme për t’u përputhur me kërkesat e ish-lojtarit të Manchester City. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Diaz...