Përleshje përpara derbit të Torinos/ Plagoset rëndë një tifoz bardhezi, ndeshja nisi me vonesë

Përleshje përpara derbit të Torinos/ Plagoset rëndë një tifoz bardhezi, ndeshja nisi me vonesë

Shtohen akoma më shumë tensionet për derbin Torino-Juventusit. Tifozët ultras më të dhunshëm patën përplasje mes tyre pranë sektorit të tifozerive mike në stadiumin Grande Torino. Mësohet se gjatë këtyre tensioneve ka pasur hedhje shishesh dhe gurëve në drejtim të disa agjentëve të policisë të cilët përdorën gazin lotsjellës për të qetësuar situatën në atë zonë. Po kështu mësohet se disa tifozë të të dyja skuadrave u ndaluan nga policia për këto trazira. Një orë përpara fillimit të ndeshjes, tifozët ultras të Juventusit u bllokuan në zonën anti-stadium. Ata nuk janë në tribunë në shenjë proteste ndaj forcave të rendit pasi gjatë përdorimit të gazit lotsjellës goditën në kokë një tifoz juventin. Tifozi, një burrë në moshën 45 vjeçare u dërgua në spital për traumë...