Një dopietë historike dhe ylli i parë i argjendtë, tani mendja e Interit është të Kupa e Italisë

Një dopietë historike dhe ylli i parë i argjendtë, tani mendja e Interit është të Kupa e Italisë

Pas fitores së titullit, Cristian Chivu iu dha dy ditë pushim skuadrës së tij. Zikaltrit do t’i kthehen punës këtë të mërkurë për të përgatitur ndeshjen e së shtunës në kampionat me Lazion, një ndeshje që konsiderohet si një antipastë e asaj që do të ndodhë po në Olimpico katër ditë me vonë kur skuadrat do të diskutojnë finalen e Kupës së Italisë. Inter, objektivi dopietë historike. Ashtu sic  tregojnë fjalët e thëna nga shumë prej protagonistëve zikaltër, në mendjen e grupit është të tentohet fitorja e një dopiete trofesh që nuk ka ndodhur ndonjehërë;  herët e fundit që Interi ka bërë dopietë kampionat dhe Kupë ka qenë në 2006, vitin e Calciopoli që gjithsesi u pasurua me fitoren e Superkupës dhe në 2010 kur...