Nga ëndrra e titullit kampion te makthi i Europa League, historia e rikthimit të dështuar të Allegrit
Nga 25 maji 2025 deri më 30 maj 2026, situata te Milani ka ndryshuar rrënjësisht. Më pak se një vit më parë, Massimiliano Allegri u prezantua si trajneri i ri i “Rossonerëve”, me misionin për të rindërtuar ekipin nga e para. Megjithatë, pas më pak se 12 muajsh, trajneri toskan është shkarkuar nga detyra e tij. Vendimi, sipas raportimeve, prek edhe një pjesë të madhe të strukturës drejtuese të klubit, përfshirë figura si Igli Tare, Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada. Pronari i klubit Gerry Cardinale nuk ka kaluar pa reaguar, duke e cilësuar sezonin si “dështim sportiv”. Në pjesën e parë të sezonit, Milani dukej se kishte gjetur stabilitetin nën drejtimin e Allegrit. Rezultatet pozitive krijuan edhe iluzionin e një gare për titull, sidomos pas...
Burimi:
top-channel.tv