Nga ‘Calciopoli’ te ‘Çështja Rocchi’; arbitrat, sërish në baltë dhe futbolli italian po shkon drejt kaosit
As triumfi në qiellin e Berlinit me Kupën e Botës të ngritur nga Fabio Cannavaro nuk e pllakosi skandalin më të madh të futbollit në Itali. Ishte viti 2006 dhe ‘Calciopoli’ erdhi si një tsunami që ra mbi klubet e mëdha të kampionatit italian, sidomos mbi Juventusin dhe mbi botën arbitrare. Duke filtruar helmet dhe ripërpiluar klasifikimet. Në qendër të skandalit ishte Drejtori i Përgjithshëm bardhezi, Luciano Moggi që u akuzua se krijoi një sistem pushteti për të manipuluar arbitrat në favor të Juventusit dhe të klubeve të tjera në bashkëpunim me dizenjatorët e arbitrave të asaj kohe, Bergamo dhe Pairetto, me furnizimin me karta telefonike të huaja për te dribluar përgjimet telefonike. Një tërmet sportiv që solli pezullimin e përjetshëm të Moggit dhe Shefit...
Burimi:
top-channel.tv