Në fillim shkëndijat, më pas përkëdhelja, Conte vlerëson Fabregas: Më ngjan, është i destinuar për të qenë trajner
Në fushën e lojës gjatë ndeshjes pati një pëplasje mes Antonio Contes dhe Cesc Fabregas, madje u arrit sa të përdorej edhe ndonjë fjalë e rëndë dhe e gjithë kjo në momentin kur trajneri spanjoll po ankohej te arbitri i katërt për një faull. Por pas ndeshjes, trajneri salentin deshi të sqarojë episodin duke mos ia kursyer fjalët e ëmbla në drejtim të kolegut të tij. ‘Zënka me Fabregas? Mua Cesc në pankinë më pëlqen, është gjaknxehtë. Duke qenë se edhe unë jam kështu…më ngjan-tha trajneri i Napolit-persona që kanë pasion, pasion për punën që bëjmë. Cesc duket që të studion. Është i destinuar të bëjë këtë profesion’ Antonio Conte bëri edhe një analizë të ndeshjes me Comon. ‘Me siguri ishte një ndeshje e mirë,...
Burimi:
top-channel.tv