Napoli, shiko kush rishfaqet; Lukaku në Castel Volturno, pritet një takim ballë për ballë me Conten
Për dy personalitete që në aspektin sportiv e kanë dashur shumë njëri-tjetrin, ritakimi mes tyre këtë radhë nuk do të jetë i lehtë. Romelu Lukaku kthehet në Castel Volturno pasi zgjodhi të kurohet nga mjekët në Belgjikë dhe ai që do ta presë do të jetë Antonio Conte me të cilin parashikohet të ketë një diskutim të fortë ballë për balle. Sulmuesi nuk e ka pëlqyer faktin që është aktivizuar pak pas rikthimit nga dëmtimit, ndërsa trajneri i ish kampionëve të Italisë e akuzon për impenjim të pakët dhe dedikim të reduktuar për objektivat e skuadrës. Me fjalë të tjera Conte mendon se ka bërë çfarë ishte e nevojshme për të mirën e Napolit, ndërsa Lukaku është ndjerë i tradhtuar nga njeriu tek i cili...
Burimi:
top-channel.tv