Napoli, Plani B i De Laurentiis, Sarri ose Mancini në pankinë nëse largohet Conte

Napoli, Plani B i De Laurentiis, Sarri ose Mancini në pankinë nëse largohet Conte

E ardhmja e Antonio Contes te Napoli nuk është aspak e sigurt. Përtej zërave që duan ta shohin atë në pankinën e kombëtares italiane, janë ende shumë çështje që duhen zgjidhur. Në fund të sezonit do të ketë një takim mes Contes dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, por për momentin është e vështirë të bëhet ndonjë parashikim. Përkundrazi, janë të shumtë ata që vënë bast për një largim të mundshëm të trajnerit nga Napoli, pak për shkak të zakonit të trajnerit për të mos qëndruar gjatë në një pankinë dhe pak për shkak të faktit se ai nuk është i sigurt se planet për projektin e ardhshëm do të mund të rakordojnë me ato të klubit. Dhe për këtë arsye, sipas të përditshmes...