Napoli, pas një muaji rishfaqet Lukaku; belgu rikthehet në Itali për t’iu bashkuar skuadrës

Napoli, pas një muaji rishfaqet Lukaku; belgu rikthehet në Itali për t’iu bashkuar skuadrës

Romelu Lukaku rishfaqet. Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, pas një muaji pune të personalizuar në Belgjikë, sulmuesi përmes agjentit të tij Federico Pastorelllo bëri të ditur kthimin e tij në Itali dhe këtë të hënë ai pritet t’i bashkohet skuadrës në Castel Volturno. Çështja lindi kur Romelu Lukaku hoqi dorë nga zhvillimi i ndeshjeve miqësore të marsit me Belgjikën ndaj SHBA dhe Meksikës; ishte vetë futbollisti që përmes rrjeteve sociale shpjegoi se vendosi të mos jetë i pranishëm për shkak të një problemi muskular dhe më pas, në kundërshtim me dëshirën e Napolit komunikoi qëndrimin e tij në Belgjikë për të bërë punë të personalizuar Klubi i Napolit nga ana e tij hapi një procediment disiplinor dhe e gjobiti për mungesë në dy grumbullime....