Napoli mbyll sezonin me fitore ndaj Udineses, Conte përshëndetet me ovacione

Napoli mbyll sezonin me fitore ndaj Udineses, Conte përshëndetet me ovacione

Napoli ka mbyllur sezonin e Serie A me një fitore 1-0 ndaj Udineses në ndeshjen e javës së 38-të, duke siguruar vendin e dytë në kampionat me 76 pikë. Ndeshja në “Stadio Diego Armando Maradona” ishte gjithashtu edhe përshëndetja e trajnerit Antonio Conte, i cili u nderua me ovacione nga tifozët në fund të ndeshjes, duke mbyllur kështu ciklin e tij dyvjeçar në krye të skuadrës. Napoli e nisi fuqishëm ndeshjen, por u përball me disa probleme me dëmtimet. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 24-t, kur Rasmus Hojlund finalizoi një asist të shkëlqyer nga Kevin De Bruyne, duke i dhënë avantazhin Napolit. Në pjesën e dytë, Udinese mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kabasele, i cili u përjashtua...