Napoli, lamtumira e Contes gjithnjë e më e mundur/ Të thënat dhe të pathënat që çojnë në ndarjen e rrugëve

Napoli, lamtumira e Contes gjithnjë e më e mundur/ Të thënat dhe të pathënat që çojnë në ndarjen e rrugëve

Qielli mbi Castel Volturno nuk ka qenë kurrë kaq i errët dhe këtë herë, fusha e lojës ka të bëjë vetëm pjesërisht. Ajo që trondit themelet e projektit të Napolit është raporti në nivelet minimale mes Antonio Contes dhe Aurelio De Laurentiis. Ajo që dukej si një lidhje e konsoliduar e krijuar të për të rikthyer Napolin në majë, rrezikon të shndërrohet në një ndarje të parakohshme dhe të zhurmshme. Sipas të përditshmes ‘Il Mattino’, shkëndija që ndezi zjarrin nisi në SHBA. Deklaratat e fundit të presidentit në tokën amerikane ku ishte i impenjuar në çështje biznesi dhe kinematografike e kanë bezdisur shumë Conten me këtë të fundit që nuk i kishte pëlqyer aspak çfarë kishte deklaruar presidenti i Napolit për të ardhmen e pankinës...