Moratti dhe hetimet mbi arbitrat: Një budallallëk në krahasim me Calciopoli. Interi nuk është ndihmuar kurrë nga arbitrat.

Moratti dhe hetimet mbi arbitrat: Një budallallëk në krahasim me Calciopoli. Interi nuk është ndihmuar kurrë nga arbitrat.

‘Duket si një luftë e vogël mes arbitrave të ndryshëm, nuk shoh krahasime me Calciopoli, në krahasim të, e gjithë kjo duket një budallallëk’-Ky është opinioni i Massimo Moratti i cili ashtu si të gjithë, po ndjek me vëmendje ‘tërmetin’ që ka goditur botën arbitrare në futbollin italian që detyroi dizenjatorin Gianluca Rocchi të vetëpezullohet pas akuzës për pjesëmarrje në mashtrim sportiv. ‘Besoj se kjo gjë ka të bëjë me arbitrat dhe jo me klubet-vijoi ish presidenti i Interit për median italiane-a kanë folur ndonjëherë klubet me arbitrat për një profil të parapëlqyer? Ky koncept nuk më përkiste. Kisha frikë dhe respekt, sepse mund të vendosnin fatin e skuadrës sime, sidomos me Juventusin në anën tjetër. E imagjinoja që ishte një profesion i vështirë dhe...