Modriç në fund të kontratës, flet Tare: Ai është kuqezi, mendoj se do të zgjedhë me zemër
Luka Modric është një çështje shumë e rëndësishme në Milano për shkak se I mbaron kontrata në fund të këtij sezoni. Në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori vlonjat i kuqezinjve, Igli Tare. “E ardhmja e Modricit? Mendoj se ai do të zgjedhë me zemër. Mendoj se do të qëndrojë me Milanin”, mësohet të jetë shprehur ish-sulmuesi i Kombëtares në një intervistë për DAZN. “Kur u takuam në Kroaci, e dija që Luka kishte qenë tifoz i Milanit që nga fëmijëria. Ai kishte disa oferta, por donte të përmbushte ëndrrën e tij. Ardhja e tij ishte shumë e rëndësishme për ne, edhe për sa i përket mentalitetit tonë”, tha Tare mes të tjerash. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv