Milani merr kthesën pas “krizës”, fiton ndaj Veronës dhe ngjitet në vendin e dytë
Pas tensioneve të fundit, Milani ka gjetur rrugën e duhur drejt fitores, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në transferten e vështirë të “Bentegodit” ndaj Hellas Veronës. Kjo fitore shënon një moment kthese për skuadrën e drejtuar nga Allegri, e cila tashmë rikthehet fuqishëm në garën për zonën e Ligës së Kampioneve, duke u ngjitur zyrtarisht në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me Napolin. Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe e karakterizuar nga një intensitet i lartë, por kuqezinjtë u treguan cinikë dhe të vëmendshëm në mbrojtje, duke mos e lejuar kundërshtarin të rrezikonte portën e Maignan. Goli që vulosi fatin e këtij takimi dhe u dha tre pikët e arta milanistëve u shënua nga Rafael Leao, i cili pas një aksioni...
Burimi:
top-channel.tv