Milani e ka gati zgjedhjen e parë për trajnerin e ri, kuqezinjtë presin teknikun që fitoi trofeun europian këtë sezon
E ardhmja e Oliver Glasner mund të jetë në Itali. Trajneri austriak është larguar zyrtarisht nga Crystal Palace, duke i dhënë fund aventurës së tij dyvjeçare në Angli, ndërsa emri i tij vazhdon të lidhet ngushtë me stolin e Milanit. Klubi londinez i dha lamtumirën teknikut me një video të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa vetë Glasner u përshëndet me tifozët përmes një letre emocionuese, ku falënderoi klubin për periudhën e suksesshme që kulmoi me fitimin e tre trofeve, mes tyre edhe Ligën e Konferencës. Largimi i tij ka shtuar menjëherë spekulimet për një kalim te Milani. Sipas raportimeve, Glasner konsiderohet si kandidati favorit i Ralf Rangnick për të marrë drejtimin e kuqezinjve në rast se gjermani do të marrë një rol drejtues në klubin...
Burimi:
top-channel.tv