Milan, roli i Ibrahimovic nuk e bind Rangnick; rriten dyshimet mbi gjermanin

Milan, roli i Ibrahimovic nuk e bind Rangnick; rriten dyshimet mbi gjermanin

Milani rrezikon të detyrohet të ndryshojë planet e tij. Gerry Cardinale ka zgjedhur Oliver Glasner dhe Ralf Rangnick personalitetet për të nisur rindërtimin e skuadrës kuqezi, por dyshimet e trajnerit të përfaqësueses austriake mund të hedhin sërish planet në erë. Ralf Rangnick është përzgjedhur të jetë drejtori i ri teknik i Milanit, por në orët e fundit gjermani po bën vlerësime më të thella që mund ta bëjnë atë që të refuzojë oferrën e klubit milanez. Në bisedimet e zhvilluara në Londër në fund të muajit maj, Rangnick bëri kërkesa specifike pronarëve të Milanit dhe si këmbim mori garanci. Por me kalimin e kohës, premtimet që iu bënë nuk ishin aq solide, në mënyrë të veçantë një prej tyre. Në Milanin e tij, Ralf Rangnick...