Milan, revolucion edhe në fushën e lojës, Modric reflekton për të ardhmen, Leao shpreson në një shans të dytë
Sezoni i dështuar i Milanit i vendosi të gjithë në bankën e të akuzuarve; që nga drejtuesit që u shkarkuan menjëhere e deri te futbollistët. Leao dëshiron Milanin. Një prej futbollistëve më të përfolur në të gjithë sezonin është pikërisht Rafael Leao. Për portugezin ky sezon pritej të ishte ai i konfirmimit përfundimtar, por kjo nuk ndodhi pavarësisht 9 golave dhe asisteve të dhënë. Përkundrazi, ishte ndoshta viti i krisjes përfundimtare të raporteve me botën e Milanit; në ndeshjet e fundit, Leao ka dalë nga fusha i shoqëruar nga fërshëllimat. Një reagim i tifozëve kuqezi që duket se po e shtyn atë larg Milanos. Për momentin ofertat per luzitanin janë nga Arabia e sidomos nga Turqia me Galatasaray dhe Fenerbahçe që po monitorojnë me vëmendje...
Burimi:
top-channel.tv