Milan pret Rangnick dhe takon Glasner, është njeriu i përzgjedhur për pankinën, në garë edhe Jaissle dhe Pochettino.
Pjesët e mozaikut Milan duket se po vendosen në vendin e tyre. Një javë pas largimit të drejtuesve të klubit, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic duan t’i japin një drejtim përfundimtar kursit të ri të Milanit. Pas disa ditësh pasiguri, idetë duket se janë mjaft të qarta; plani A është vënia e Milanit në duart e Ralf Rangnick dhe Oliver Glasner. Kështu pjesa e parë për t’u vendosur në mozaik është ajo që ka të bëjë me Ralf Rangnick që ka qenë në orbitën e Milanit që në kohën e Paolo Maldinit. Rangnick duket se është pikënisja e rindërtimit të klubit kuqezi. Por mes tij dhe Milanit është Federata Austriake e Futbollit. Rangnick është aktualisht trajneri i kombëtares austriake dhe në Vjenë duan ta blindojnë ...
Burimi:
top-channel.tv