Milan pret që Rangnick t’i thotë ‘po’ dhe më pas do të gjejë trajnerin e ri

Milan pret që Rangnick t’i thotë ‘po’ dhe më pas do të gjejë trajnerin e ri

Milani i së ardhmes po merr formë ngadalë-ngadalë. Pasi largoi drejtuesit e klubit kuqezi, Gerry Cardinale dhe i besuari i tij Zlatan Ibrahimovic po e rindërton atë nga e para. Një projekt që ditë pas dite duket se është gjithnjë e më shumë në garë me kohën; në mendjen e Cardinale gjithka do të duhet të zgjidhet përpara Botërorit kjo edhe sepse Ibrahimovic do të jetë i impenjuar në SHBA si opinionist për Fox Sports. Hapi i parë do të jetë ai i gjetjes së njeriut që do të merret me menaxhimin sportiv të Milanit. Në pole position është pikërisht Ralf Rangnick. Ky është treguesi që vjen pas një takimi të zhvilluar në Vjenë të martën e kaluar. Gjatë javës është parashikuar një takim tjetër...