Milan, në sulm për Sorloth; vjen ‘po’ e sulmuesit norvegjez

Milan, në sulm për Sorloth; vjen ‘po’ e sulmuesit norvegjez

Më shumë cilësi, më shumë eksperiencë dhe më shumë alternativa të një niveli të larte; shkurt një Milan për Champions League; kjo është ajo që kërkon Massimiliano Allegri dhe për të cilën po punojnë Igli Tare dhe Giorgio Furlani që pas të rejave pozitive në lidhje me Goretzkën që do të largohet nga Bayerni me parametra zero, tani kanë marrë edhe ‘po’ e Alexander Sorloth. Sulmuesi norvegjez që i kishte hapësirat e kufizuara nga Griezmann dhe Alvarez, në muajin janar pa që Atletico Madrid t’i bashkohet edhe Lookman, duke konfirmuar raportin jo të ngrohtë me trajnerin Diego Simeone. Ky i fundit e ka aktivizuar në 48 ndeshje, por vetëm në gjysmën e tyre, Sorloth ka qenë titullar dhe për këto arsye Sorloth kërkon sfida të...