Milan në kërkim të një sulmuesi, edhe Gonçalo Ramos në listën e Igli Tares

Milan në kërkim të një sulmuesi, edhe Gonçalo Ramos në listën e Igli Tares

Verën e ardhshme Milani përgatitet për një revolucion në repartin ofensiv për të siguruar të paktën një sulmues të një niveli të lartë. Emrat në listën e dëshirave janë shumë dhe mes tyre figuron ai i Gonçalo Ramos dhe ai që e konfirmon këtë është gazetari Andrea Losapio. Portugezi është në radhët e Paris Saint Germain me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2028, por është pranë largimit nga kryeqyteti francez dhe në kërkim të sfidave të reja. Për më tepër ai ka edhe një pagë prej rreth 3 milionë euro në vit dhe këtë sezon ai ka shënuar 12 gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Por nuk është vetëm sulmi në vëmendjen e drejtuesve të Milanit që duket se kanë...