Milan në kaos, humbja ndaj Atalantës fundos Kuqezinjtë, Champions-i tashmë një Mirazh?

Milan në kaos, humbja ndaj Atalantës fundos Kuqezinjtë, Champions-i tashmë një Mirazh?

Një mbrëmje që duhej të ishte kthesa e madhe për Milanin, është shndërruar në një makth të vërtetë. Humbja 2-3 në “San Siro” kundër Atalantës (ndeshje e mbyllur mes tensionit në minutat e fundit) nuk është thjesht një goditje në tabelën e klasifikimit, por një kapitull i zi në marrëdhënien tashmë të thyer mes klubit dhe tifozerisë. Dita nisi me tensione të larta jashtë zyrave të klubit në “Casa Milan”, ku qindra tifozë protestuan kundër drejtimit të lartë, duke shënjestruar veçanërisht CEO-n Giorgio Furlani. Protesta u zhvendos edhe brenda stadiumit, ku “Curva Sud” zgjodhi rrugën e heshtjes, duke mos mbështetur skuadrën në shenjë revolte për menaxhimin e sezonit. Në shënjestër të kritikave kanë rënë thuajse të gjithë: nga zyrtarët e lartë e deri te lojtarët në...