Milan, na ishte njëherë spektakli…kur përmbyset bota kuqezi

Milan, na ishte njëherë spektakli…kur përmbyset bota kuqezi

Nga Milani i holandezëve tek ai i rezultateve minimale. Pas 40 vitesh, bota kuqezi është përmbysur teksa ka kaluar nga loja spektakolare dhe plot me suksese e gola e Milanit të Sacchit te loja rezultatiste e Allegrit. Në kohët e Berlusconit që i pretendonte të dyja si lojën dhe rezultatin, filozofia e parë e mbushi me trofe palmareson kuqezi; aktualisht filozofia e dytë po e çon Milanin në Ligën e Kampioneve pas një sezoni shumë negativ. Por kritikat dhe tifozët janë të ndarë, siç tregojnë fërshëllimat në San Siro pas barazimit 0-0 me Juventusin. Sigurisht që diferencën e bëjnë (edhe) kampionët; në kohët e Sacchit ishin shumë të tillë në skuadër, aktualisht nuk ka më. Me Allegrin, Milani deri tani ka arritur rezultate, por ka...