Milan, Maignan thërret skuadrën në dhomat e zhveshjes, ndalon përshëndetjen me tifozët

Milan, Maignan thërret skuadrën në dhomat e zhveshjes, ndalon përshëndetjen me tifozët

Në përfundim të ndeshjes mes Sassuolos dhe Milanit, kapiteni kuqezi Mike Maignan urdhëroi shokët e tij të skuadrës të shkonin menjëherë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që ata ishin drejtuar sektorit ku ishin tifozët e skuadrës milanezë të cilët ishin duke i fërshëllyer pas disfatës. Pavarësisht nxitjes që i dhanë skuadrës gjatë ndeshjes, zhgënjimi i tifozëve shpërtheu në përfundim të ndeshjes me kore kontestuese duke detyruar portierin francez që të thërrasë shokët e skuadrës për të evituar, ndoshta, që klima e tensionit të degjeneronte më shumë. Matteo Gabbia tentoi të mbyllë çështjen pas përfundimit të ndeshjes teksa foli për DAZN. ‘I meritonim fërshëllimat që na rezervuan, shkuam atje për t’i përshëndetur, nuk shoh asgjë të çuditshme këtu-tha Gabbia duke nënvizuar se është legjitime që tifozët...